VOA: Nisin punimet për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë

Shqipëria

VOA: Nisin punimet për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 19:16
Ceemonia e nisjes se punimeve per bazen ajrore te Natos ne Kuçovë

Në Shqipëri dita e sotme shënon fillimin e punimeve për ndërtimin në Kuçovë të një baze taktike ajore të Nato-s, e para bazë e Aleancës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në një ceremoni të organizuar në Kuçovë, kryeministri Edi Rama vlerësoi vendimin e Natos si shenjë të vlerës së shtuar që Shqipëria përfaqëson në aleancë. Me një investim prej 51 milion eurosh, punimet për transformimn e bazës pritet të përfundojnë në vjeshtën e vitit të ardhshëm

Pas më shumë se 3 vjet e gjysëm, që nga momenti kur Nato mori vendimin për ta kthyer aeroportin e vjetër të Kuçovës në një bazë ajrore të Aleancës, sot u organizua një ceremony e posaçme që shënon fillimin e punimeve. Ndërhyrjet do të kenë si synim përmirësimin e pistës, infrastrukturës për kontrollin dhe sigurinë e fluturimeve apo dhe rrugët lidhëse.

“Baza ajrore taktike e Kuçovës do të shndërrohet në një gjurmë të rëndësishme të pranisë Natos dhe do jetë në gatishmëri për stërvitje dhe operacioneve të ndryshme, duke qenë e gatshme 24 në 7 si në kohë paqe ashtu dhe në kohë krize. Baza do të zotërojë kapacitete për vëzhgimin e hapësirës ajorore, dhe fushëbetejës dhe do të ofrojë për Nato-n dhe vendet aleate mundësinë e ngritjes dhe uljes së mjeteve ajrore në çdo kohë, në të gjithë kushtet atmosferike, duke rritur ndjeshëm lëvizshmërinë opeacionale dhe kapacitetet tona si vend pritës”, shpjegoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare Bajram Begaj.

Për autoritetet shqiptare përzgjedhja e bazës së Kuçovës lidhet sa me pozicionin gjeo-strategjik të vendit, si dhe të vetë aeroportit, aq dhe me besueshmërinë që Shqipëria ka krijuar në gjirin e Aelancës. Kryeministri Edi Rama deklaroi se “vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël, është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë Aleancë, e cila bashkon së bashku, shtete, që besojnë në disa vlera dhe parime për të cilat ia vlen të luftohet”.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me Naton, autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Sipas autoriteteve, përveç rëndësisë strategjike, prania e një baze të Natos, do të ketë ndikime pozitive sociale dhe ekonomike dhe në komunitetin e zonës, me rritje të punësimit apo dhe shërbimeve.

Dy javë më parë, edhe Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën, njoftoi vendimin për të patur në Shqipëri një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat