Temperaturat zbresin deri në -17 gradë, pritet borë edhe në Tiranë?

Shqipëria

Temperaturat zbresin deri në -17 gradë, pritet borë edhe në Tiranë?

Më: 21 janar 2022 Në ora: 07:21
Ilustrim

Ditët e acarta pritet të pushtojnë të gjithë territorin e vendit duke nisur që nga kjo fundjavë. Meteorologët parashikojnë që nga kjo e shtunë e në vazhdim termometri do të shënojë vlera ekstreme deri në -17 gradë në zonat e thella malore.

Në një lidhje me emisionin “Rudina” në Tv Klan, meteorologu Hakil Osmani tha se vendi ynë do të përjetojë temperatura shumë të ulëta, duke bërë që në zonat malore vlerat termike të shkojnë deri në -14 gradë celsius.

“Temperatura shumë të ulëta do të kenë edhe zonat juglindore, deri në -14 dhe -15 gradë clecius. Në fshtatrat e thela malore, vlerat minimale zbresin deri në -17 gradë celsius. Jo vetëm vlerat minimale do të pësojnë një anomali të theksuar, por edhe vlerat maksimale. Pritet që në zonat jugperëndimore maksimumet të zbresin deri në 4 gradë celsius, ndërsa në zonat malore 24-orëshi pritet të rrijë në vlerat negative”.

Osmani shton më tej se “edhe kryeqyteti pritet të jetë në vlera minimale negative duke bërë që minimumet në kryeqytet të jenë -5 dhe -6 gradë gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit, ndërsa maksimumet pritet të shkojnë jo më shumë se 5-6 gradë celsius. Këto temperatura shumë të ulëta pritet që të sjellin edhe problematika të theksuara në akset rrugore si pasojë e reshjeve që do të nisin në orët e ardhshme. E premtja sjell reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore dhe reshje bore në zonat malore, të cilat pritet të sjellin ngrica”.

Temperaturat e këtyre ditëve parashikohen deri në 10 gradë më të ulëta se vlerat normale. Të paktën për 5 ditë, temperaturat do të variojnë nga -4 deri në -14 gradë celsius.

Po a do të ketë borë në Tiranë?

Osmani thotë se në zonën e Dajtit, bora do të nisë në orët e vona të së premtes dhe orët e para të ditës së shtunë, ndërsa Tirana pritet vetëm të ketë prezencë të flokëve të borës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat