Tirana vatra e kuqe e COVID që nga fillimi pandemisë, si kanë variuar shifrat javën e fundit

Shqipëria

Tirana vatra e kuqe e COVID që nga fillimi pandemisë, si kanë variuar shifrat javën e fundit

Më: 21 janar 2022 Në ora: 08:50
Tirana

Në të gjithë vendin në total janë 23,593 pacientë aktivë me COVID. Që pas shfaqjes së variantit Omicron shifrat janë rritur ndjeshëm duke shënuar rekorde rastesh ditore që nga fillimi i pandemisë. Janari ka qenë një muaj me shifra të larta infektimesh, megjithëse nuk janë përkthyer në shtrime.

Edhe pse 260 persona me pak se një ditë më parë, infektimet nga koronavirusi ishin tepër të larta edhe të enjten. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dje u konfirmuan 2383 raste pozitive, nga 7634 testime të kryera. Qarku që ka kryesuar gjithmonë sa i përket infektimeve që nga fillimi i pandemisë ka qenë Tirana. Nga sa vihet re në shifrat e kësaj jave, mesatarja është rreth 1 mijë raste në ditë.

Infektimet në Tiranë për javën e fundit;

14 janar- 1120 raste në Tiranë

15 janar- 1018 raste në Tiranë

16 janar- 745 raste në Tiranë

17 janar- 618 raste në Tiranë

18 janar- 1,156 raste në Tiranë

19 janar- 1,250 raste në Tiranë

20 janar- 1,112 raste në Tiranë

Në 24 orët e fundit 1,112 infektime u lokalizuan në Tiranë, që ndiqet nga Durrësi, Vlora, Shkodra, Fieri, Gjirokastra dhe Saranda. Numri i rasteve aktive i ka kaluar tashmë mbi 25 000 në të gjithë vendin. Ndërkohë në spitalet Covid po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor humben jetën 3 persona, dy qytetarë nga Durrësi, secili nga 73 vjeç, dhe një 85-vjeçar nga Tirana. Bashkë me ta numri total i viktimave arrin në 3,286 që nga nisja e pandemisë në Shqipëri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat