Jorida Tabaku nxjerr dokumentin: Si u vendosën bashkitë në shërbim të incineratorit të Tiranës

Shqipëria

Jorida Tabaku nxjerr dokumentin: Si u vendosën bashkitë në shërbim të incineratorit të Tiranës

Më: 22 janar 2022 Në ora: 16:57
Jorida Tabaku

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, publikon në “Facebook” një dokument, që sipas saj, tregon aferën e bashkive me inceneratorin e Tiranës.

Deputetja Tabaku shkruan se rezultati i negociatës mes bashkive dhe inceneratorit është “një tender pa konkurrim me vlerë 10 mln euro”.

Postimi i Tabakut:

📍📍📍Përditë bëhet më e qartë përse socialistët bllokuan hetimin për aferën e inceneratorëve në Komisionin Hetimor.

Ato duan të mbulojnë provat për grupin të strukturuar kriminal që ende sot e kësaj dite merr nga xhepat e shqiptarëve miliona euro.

Të tre inceneratorët nuk punojnë ne kapacitet të plotë dhe qeveria është ngritur në këmbë t’i “krijojë” punë, sidomos atij te Tiranës.

Të gjithë i mbajmë mend pamjet se si në mes të sezonit turistik plehrat digjeshin në çdo qytet për qellime kriminale. Pra, për t’i detyruar bashkitë të paguanin tarifën e “inceneratorit”, pra qytetarë të paguanin me tarifë megjithëse më herë kanë paguar nga buxheti i shtetit me taksa!

Kështu ka ndodhur në Tiranë por edhe në Durrës. Shihni vendimin e Këshillit Bashkiak të vitit 2020, ku i jepet leja për të negociuar nënkryetares së bashkisë me kompaninë së inceneratorit Tiranë.

Rezultati i kësaj negociate një tender pa konkurim me vlerë 10 mln euro.

Më poshtë shkresa ku udhëzohet Bashkia se me kë duhet të negociojë dhe si duhej negociuar.

Sa më shumë të gërmosh aq më shumë e kupton përfshirjen e Ramës, Ahmetaj, Gjiknurit, Bllakos, Veliaj, Kokës dhe të tjerëve në aferën e mbi 430 mln eurove.

Sa do që socialistët të përpiqen të mbulojnë gjurmët e Grupit të Strukturuar Kriminal ai është përpara syve të shqiptarëve.

Koha që SPAK të veprojë! Koka nuk është vetëm se bishti i aferës kriminale.

#joridatabaku #pastrimi #grupstrukturuarkriminal #opozita #taksat #komisionhetimor #inceneratoritirane #korrupsioni #pd #mjedisi #albania #inceneratoret #inceneratorifier #hetim #denoncim #abuzimi #korrupsion #zgjedhimteardhmen #spak #vjedhinshqiptaret #incenerimi #be #socialistekorruptuar #deputet #buxheti #inceneratorielbasan #shqiperia #parlament #partiademokratike #elbasan

Image
Dokument
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat