Basha: Shpallja e Berishës ‘non grata’ në fillim ishte ‘shok’ për ne, por ...

Shqipëria

Basha: Shpallja e Berishës ‘non grata’ në fillim ishte ‘shok’ për ne, por ...

Më: 22 janar 2022 Në ora: 18:00
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sulmoi nga Durrësi ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa e cilësoi një pakicë atë dhe grupin e tij mbështetës, që po lufton për interesat e tij personale.

Teksa e cilësoi shpalljen e Berisësh “non grata” si “shok” për PD-në në fillim, Basha deklaroi se tani po e shohim ditë pas dite se si ai po manipulon, gënjen, e madje sipas kryedemokratit, kaloi edhe vijën e kuqe më 8 janar, duke u përpjekur të çojë demokratët në gjakderdhje.

“E keni shndritur qytetin e Durrësit, megjithëse ka rënë muzgu, me dritën që buron nga sytë tuaj. Ne nuk kemi ardhur këtu për të sharë asnjë demokrat të vetëm, nuk kemi ardhur për të shpifur kundër asnjë shqiptari e jo më ndaj anëtarëve të familjes sonë politike. Nuk kemi ardhur të gënjejmë pa u zverdhur e skuqur, vetëm se kështu na e do interesi i momentit. Të gjithë bashkë kemi ardhur për PD, sepse kështu kemi ardhur për Durrësin dhe për Shqipërinë. Kemi ardhur për PD në një moment të veçantë, kur një pakicë e vogël, çdo ditë e më e vogël, mblidhet për shkak të të kundërtave, mblidhet për të shpifur, për të gënjyer, për të linçuar demokratët e sakrificës, themelues dhe qëndrestarë, intelektualë të Durrësit, që për dy a tre dekada nuk u kujtua PD, as në pushtet, as në opozitë, fyejnë të rinj vetëm se mendojnë ndryshe nga hijet e të shkuarës.

Denigrojnë nënat me një gjuhë që s’e kemi dëgjuar as nga kundërshtari ynë politik. Ata janë një pakicë, sepse nuk i bashkon asnjë hall, asnjë kauzë, por vetëm halli persona i një njeriu të vetëm, i cili premtoi se nuk do ta merrte partinë peng për interesat e tij personale. Shpallja ‘non grata’ e tij nga SHBA ishte me të vërtetë një shok për ne, por tani e shohim cdo ditë si sillet me demokratët, si manipulon, si gënjen, si ka kaluar vijën e kuqe më 8 janar, duke u përpjekur të çojë demokratët në gjakderdhje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat