Rama shtroi pyetjen nëse duhet të legalizohet kanabisi, Shehu: E vërteta është se kështu licencohen vetëm grupet kriminale

Shqipëria

Rama shtroi pyetjen nëse duhet të legalizohet kanabisi, Shehu: E vërteta është se kështu licencohen vetëm grupet kriminale

Më: 23 janar 2022 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit shtroi pyetjen në Këshillimi Kombëtar për legalizimin e kanabisit, ndërsa ka kërkuar mendimin e qytetarëve.

Nga ana e tij Shehu, thotë se kryeministri Rama po interpreton një komedi dhe tragjedi, sipas Shehut në këtë mënyrë licencohen vetem grupet kriminale të kanabisit.

Statusi:

Komedi dhe tragjedi, kjo qe po  interpreton Rama.

Ai sot po shpalos „legalizimin e kanabisit mjekesor“, me pyetjen 6 te “Keshillimit”.

Ne fakt keshtu vetem „licensohen“ grupet kriminale te Kanabisit!

Kjo eshte e verteta e kesaj pyetje 6, gje qe me detyron te ritheksoj:

1-Kanabisi mjekesor nuk ka ndonje perdorim te gjere ne mjekesi, perkundrazi shume te kufizuar ne nivel eksperimental, vecanerisht komponenti i tij „dronabinol” mbas perpunimit, per fazat terminale te tumoreve, te HIV dhe deri diku ne sklerozen multiple, sipas vete FDA.

Ndryshe kjo nga Kokaina e Opiatet, qe prodhojne qindra komponente mjekesore.

2-Shqiperia nuk ka te tilla kapacitete eksperimentale e perpunuese, por dhe tregu boteror eshte shume i kufizuar. Italia psh prodhon vetem sasi te vogla nen kontrollin e ushtrise.

3-Si pasoje perfitimi ekonomik me kete “kanabis” mjekesor per ne eshte zero, gje qe e provoi dhe MV, ku degradoi drejt perdorimit si droge e per trafiqe.

4-Te mendosh si Qeveria, se Kanabisi mjekesor do te ndaloje perdorimin si droge te tij dhe veprimtarite kriminale, eshte fanta shkence.

Vecanerisht kjo per Shqiperine ku shteti eshte ingzistent apo pjese!

Guardia di Finanza deklaron ritje me 50% te siperfaqes se kultivimit prej vitit 2021 ne ate 2022

5-Pra keshtu i haper rruga „licencimit“ te disa grupeve kriminale, gje qe con ne:

–„Legalizimin“ e kriminalitet dhe te grupeve prodhuese e trafikuese, ne forcimin kriminalitetit.

–Cfrytezimin tashme ne “legalitet” si bujkrober te fshatareve, qe nuk do te perfitojne asgje, perkundrazi do tu renohet dhe aktiviteti normal bujqesor e blegtoral.

–Ne promocionin e perdorimit te droges Kanabis, kur dhe aktualisht ky eshte nje problem shume i madh shendetsor e social qe prej moshes 12 vjec.

–Ne shkaterrimin e imazhit te vendit, te maredhenieve me partneret e demtimin e procesit tone te integrimit europian.

Kjo eshte e verteta e ketij teatraliteti te pa pergjegjeshem, por me pasoja te renda, qe po ndodh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat