Korçë, kapen në malin e Moravës rreth 30 emigrantë të paligjshëm, mes tyre disa minorenë

Shqipëria

Korçë, kapen në malin e Moravës rreth 30 emigrantë të paligjshëm, mes tyre disa minorenë

Më: 23 janar 2022 Në ora: 15:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë patrullimeve të policisë kufitare dhe asaj Frontex, u kapën në malin e Moravës rreth 30 emigrantë të paligjshëm.

Sipas informacioneve ata kanë ecur në këmbë prej kufirit të gjelbër dhe gjatë shtegut të ndjekur kanë mbërritur në Malin e Moravës.

Mësohet se të huajt janë të gjithë të gjinisë mashkullore, mes tyre edhe disa minorenë, sirianë dhe palestinezë.

Edhe pse në temperatura nën 0 gradë, sërish ata marrin rrugën për të kaluar drejt vendeve të BE. Gjatë ndalimit të tyre, është bërë edhe kontrolli mjekësor, ku veç lodhjes dhe të ftohtit, asnjëri prej emigrantëve nuk ka dëmtime të tjera. Ata do të drejtohen drejt drejtorisë vendore e më pas do të vijohet me procedurat.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat