Shqipëria e ‘pushtuar’ nga acari/ Ministrja Balluku bën bilancin dhe nxjerr tabelën

Shqipëria

Shqipëria e ‘pushtuar’ nga acari/ Ministrja Balluku bën bilancin dhe nxjerr tabelën

Më: 23 janar 2022 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës ka nxjerrë raportet e para mbi situatën në vend pas reshjeve të dendura të dëborës.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe tabelës që ka bërë publike vetë ministrja Belinda Balluku të gjithë akset rrugore janë të hapur për qarkullim.

Megjithatë sa i përket akseve në zonat malore këshillohet që drejtuesit e automjeteve të përdorin gomat e dimrit, ndërsa në aksin Ura e Çerencit-Klenjë nevojiten zinxhirët.

Gjithashtu Ministria e Infrastrukturës raporton se zona më e ftohtë do të jetë në Shishtavec ku temperatura përllogaritet të jetë deri në -16 gradë celcius, në Ersekë dhe në Dardhë përkatësisht -12 gradë celcius.

Image
Tabela
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat