Zgjedhjet e 6 marsit/ Rama: Punë kokë më kokë me njerëzit

Shqipëria

Zgjedhjet e 6 marsit/ Rama: Punë kokë më kokë me njerëzit

Më: 24 janar 2022 Në ora: 11:21
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u shpreh i qartë me ata që do të kandidojnë në zgjedhjet e pjessshme vendore të 6 marsit. Ai tha se nga ana e socialistëve duhet të ketë vetëm punë kokë më kokë me qytetarët.

“Ne duhet të shikojmë punën tonë derë më derë në të gjitha lagjet me deputetët përkatës me partinë me territor për të mos promovuar turizmin elektoral, me deputetë që bëjnë më shumë zhurmë se punë. Me një prag të mirëpërcaktuar me çfarë dhe kur të jetë në fushata, jo mitingje, jo grumbulli me masive në salla të mbyllura, por punë kokë më kokë me njerëzit. Me kokën ulur dhe veshët hapur është këshilla ime”, tha Rama.

Sipas kreut të PS-së, populli shqiptar është i qartë në atë që sheh brenda PD-së, të cilët do i kthejnë gjashtë bashkitë në rraqe.

“Të dy në sherr për vulën e 8 janarit dhe një i tretë që merr jetë nga ata të dy. Kjo është oferta për demokratët të gjithë ata që enden fatkeqësisht që e quajnë veten pjesë të këtyre popujve, ndërkohë që populli shqiptar është i qartë për çdolloj që sheh. Në emër të këtyre do thirren bravaxhinjtë, trastaxhinjtë, si ato lojërat në Tironë kur isha i vogël,  rraqe rraqe kikio, teksa rraqet do hidhen mbi njëra tjetrën duke i kthyer gjashtë bashki në rraqe që duhet të hapen".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat