E rëndë në Lezhë, ekzekutohet me armë zjarri 60-vjeçari, vetëdorëzohet autori

Shqipëria

E rëndë në Lezhë, ekzekutohet me armë zjarri 60-vjeçari, vetëdorëzohet autori

Më: 24 janar 2022 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Një vrasje me armë zjarri ndodhi mesditën e sotme në Lezhë.

Mësohet se vrasja ka ndodhur në fshatin Manati të Lezhë dhe viktima është Lekë Gjonaj, 60 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për vrasje për shkak të hakmarrjes. Pas krimit, autori është dorëzuar në polici.

Kjo është vrasja e radhës në Lezhë, qytet i cili është duke u përballur me nivele të larta të kriminalitetit gjatë muajve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat