Të dehur në timon dhe drejtim mjeti pa leje/ Policia e Gjirokastrës bën bilancin

Shqipëria

Të dehur në timon dhe drejtim mjeti pa leje/ Policia e Gjirokastrës bën bilancin

Më: 24 janar 2022 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Policia e Gjirokastrës ka vijuar kontrollet për parandalimit e aksidenteve dhe shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë gjatë kontrolleve të kryera tre drejtues mjete kanë rënë në pranga , ndërsa janë pezulluar katër leje  për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se gjatë javës që lamë pas janë vendosur 367 masa administrative.

Informacion-

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban bënë arrestimin në flagarancë të shtetasit  R. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndaluar. Pas testit të alkoolit, ky shtetas ka rezultuar në gjendje të dehur.

-Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

-Po nga këto struktura u arrestuar në flagrancë shtetasi A. G., banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor, me një mjet tjetër, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke shkaktuar dëme materiale.

-Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar 4 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit;

Janë vendosur 367 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

– 4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;

– 45 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

– 120 masa për parakalime të gabuara;

– 1 masë për shpejtësi mbi normën e lejuar;

– 105 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

– 91 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat