Presidenti Meta takim me krerët e ushtrisë: Duhet të marrim masa për kërcënimin rus

Shqipëria

Presidenti Meta takim me krerët e ushtrisë: Duhet të marrim masa për kërcënimin rus

Më: 25 janar 2022 Në ora: 14:36
Foto nga takimi

Presidenti i republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral-major Bajram Begaj.

Meta është shprehur se kanë dikutuar me Begajn mbi situatën në Ukrainë dhe kanë ndarë së bashku shqetësimin e agresionit rus ndaj një vendi mik të NATOS.

Ai postoi gjithashtu edhe disa fotografi të shkrepura gjatë momentit të takimit dhe ka bërë thirrje për forcim të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse.

Sot pata një takim pune mjaft të frytshëm me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral-major Bajram Begaj.

Diskutuam për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e agresionit rus ndaj këtij vendi mik, të pavarur dhe sovran, si edhe për implikimet që ky kërcënim, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, mund të ketë edhe për mbarë Europën dhe për rajonin tonë.

Në këtë kontekst, nënvizova rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse”, është shprehur Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat