LSI dorëzon në KQZ propozimet për anëtarë të KZAZ-ve

Shqipëria

LSI dorëzon në KQZ propozimet për anëtarë të KZAZ-ve

Më: 25 janar 2022 Në ora: 16:26
LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi sot në KQZ propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme vendore. 

Në 6 mars do të votohet në 6 bashkitë që janë pa kryetar si në Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje.

LSI konfirmon pjesëmarrjen në këto zgjedhje të pjesshme.

Kujtojmë që në 30 qershor 2019, LSI si pjesë e koalicionit opozitar të kryesuar nga PD, bojkotoi zgjedhjet vendore.

Kjo bëri që pushteti vendor me 60 bashki në të gjithë vendin, të kalonte në duart e mazhorancës, ndërsa vetëm Bashkia Shkodër u la e paprekur, pasi Voltana Ademi qëndroi në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat