Korçë, 19-vjeçari përfundon në spital me plagë thike, dyshohet se u plagos në sherr

Shqipëria

Korçë, 19-vjeçari përfundon në spital me plagë thike, dyshohet se u plagos në sherr

Më: 26 janar 2022 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Një 19-vjeçar është paraqitur në spital i dëmtuar me thikë në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 26.01.2022, rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Korçë, ka shkuar shtetasi E. T., rreth 19 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 16, Korçë, me shtetasin A. E., është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.” – bën me dije policia.

Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat