Grida Duma: Ju kemi humbur shpresën shqiptarëve

Shqipëria

Grida Duma: Ju kemi humbur shpresën shqiptarëve

Më: 27 janar 2022 Në ora: 13:14
Grida Duma

Grida Duma, deputetja e Partisë Demokratike  nga foltorja e Kuvendit ka pranuar humbjen dhe dështimine  Lulzim Bashës.

Ajo ka thënë se se sot PD është në një pozitë siç nuk ka qenë prej kohës, duke mashtruar secili më shumë tjetrin.

Duma i është drejtuar kabinetit qeverisës me deklaratën se ata nuk janë mundur prej tyre tre herë, por se janë mundur nga vetvetja.

“Jemi sot siç kemi qenë prej kohësh, duke mashtruar secili më shumë tjetrin. Hipokrizi, big brother politik kudo. Shoh ministret tuaja që dalin këtu dhe thonë; ju kemi mundur 3 herë. Ju nuk na keni mundur ne dhe ne nga ju. Unë do e them se çfarë kemi humbur ne. Ju kemi humbur shpresën e shqiptarëve. Ne jemi mundur, por jo nga ju. Nga vetvetja, ne po na mund vetja. Shoh këtu që shtohet çdo kush, më i vjetri nga ne në këtë rresht që jemi përpjekur ta nderojmë dhe pa asnjë nderim çohet dhe thotë; gjithçka është e mundur për të bërë të pamundur opozitarizmin dhe për të bërë të mundur, dhe teksa ju shihja ju që shkëlqenit shihnit se si ne mundim vetveten. Një gjë është e sigurt; të thuash të vërtetën qoftë dhe për të vërtetën është forcë, të fshihet pas të vërtetës është dobësi. Në kaq mandate ju s’thoni dot një të vërtetë”, është shprehur Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat