Meta për Bashën e Ramën: Koalicionit bravo-brava do t'i recitoj poezinë Ina, Ina...

Shqipëria

Meta për Bashën e Ramën: Koalicionit bravo-brava do t'i recitoj poezinë Ina, Ina...

Më: 28 janar 2022 Në ora: 11:27
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ai do të përfshihet për zgjedhjet e 6 marsit për 6 bashkitë së bashku me Sali Berishën.

"Shoh një dëshirë për të më përfshirë në një garë apo për të më paraqitur si të përfshirë në garat e mëparshme.

Unë nuk kam mundësi as që të votoj në këto zgjedhje, se jam në Tiranë, siç do marrë fund koha e gallatave në ekonomi, ajo gjuhë që përdoret për të marrë ishullin e vetëm jashtë kontrollit. 

Ajo është gjuhë e përditshme, prandaj shumë biznesmen largohen nga vendi, kështu do përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa përfunduar, as kam marrë pjesë në garë gjatë kohës që kam qenë president, por meqë më duan të më përfshij në, po i paralajmëroj qetësisht, se janë shqetësuar se kam recituar, do marr pjesë në garë në emër të popullit të 2 marsit, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë më e largëta 1 vit që janë zgjedhjet lokale, koalicionet bravo-brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë dhe e di teatër luftën e korrupsionit, do i recitoj poezinë, “ina-ina” mbas zgjedhjeve meqë u mërzitën për Korçën”, tha Meta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat