Alarm i rremë në Elbasan, pakoja që pulsonte është pajisje elektronike

Shqipëria

Alarm i rremë në Elbasan, pakoja që pulsonte është pajisje elektronike

Më: 28 janar 2022 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Pakoja e dyshimtë që alarmoi sot qytetarët e Elbasanit ishte një mjet elektronik.

Forcat xheniere konfirmuan se nuk kemi të bëjmë me lëndë plasëse.

Prej disa orësh, zona pranë bulevardit të qytetit u rrethua dhe u evakuuar banorët. Nga koshi, dëgjohet një zhurmë pulsuese, ç’ka ka ngritur dyshimet se mund të ishte material shpërthyes.

Me mbërritjen e forcave xheniere, pakoja u ekzaminua dhe më pas u konfirmua se ishte thjesht një mjet elektronik, i hedhur në koshin e mbeturinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat