Policia e Elbasanit sekuestron një “Lamborghini”, hetim shoferit për makinën 200 mijë euroshe

Shqipëria

Policia e Elbasanit sekuestron një “Lamborghini”, hetim shoferit për makinën 200 mijë euroshe

Më: 29 janar 2022 Në ora: 13:16
Ilustrim

Policia e Elbasanit ka sekuestruar sot një një makinë luksoze “Lamborghini”.

“Lamborghini” vlente më shumë se 200 mijë euro.

Kjo makinë drejtohej nga Arsim Lleshaj, 36 vjeç dhe ndaj tij ka nisur tani hetimi për burimin e kësaj pasurie.

Policia tha se sekuestrimi i makinës është bërë bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat