KQZ nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit, Aldo Bumçi zbulon dy mundësitë

Shqipëria

KQZ nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit, Aldo Bumçi zbulon dy mundësitë

Më: 29 janar 2022 Në ora: 21:44
Aldo Bumçi

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka prezantuar listën me kandidatët të cilët do të garojnë në Primaret ditën e nesërme në 6 bashkitë e vendit. Kështu do të jetë vota e anëtarësisë që do të zgjedhë kandidatin i cili do të kandidojë më pas në zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars që do të mbahen në 6 bashkitë e vendit.

Procesi i votimit do të hapet në orën 08:00 në të 6-ta bashkitë e vendit e do të mbyllet në orën 17:00.

Anëtari i Komisionit për Rithemelimin, Aldo Bumçi në një intervistë televizive u shpreh se Primaret është një risi që ndodh për herë të parë, ku anëtarët do përcaktojnë kandidatin e tyre pasi gjithmonë ka qenë qendra e partisë ajo që ka vendosur.

Bumçi: Në këtë rast autoriteti i shkon anëtarëve të partisë në 6 bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet. Janë ata që jetojnë në këto qytete dhe e njohin më mirë njëri -tjetrin. Pse mos e marrin ata vendimin se kush është personi i duhur.

Konflikti Basha-Berisha dhe futja në zgjedhje me 2 kandidatë

Bumçi: Ky nuk është një konflikt Basha-Berisha. Fakti që ne patëm 4446 delegatë që janë kryetarë të PD-së, delegatët janë 90% kryetarë, u mblodhën dhe vendosën që PD duhet të ecë në këtë rrugë,. Të shkarkojë kryetarin. Kryetari kur humb zgjedhjet largohet. Kjo krijon gjallëri në parti. Është Komisioni i Rithemelimit që po vendos karrierat politike. Nuk është një konflikt Basha-Berisha, por kemi një problem thellësisht politik dhe demokratik. Ai që përfaqëson një pakicë, zoti Basha ka njëfarë mbështetje por nuk do të njohë vullnetin e shumicës. Kjo vjen nga fakti që ai e di që është pakicë dhe e ka thënë publikisht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit. Si do të reflektohen emrat e propozuar në fletën e votimit?

Bumçi: Njëra mundësi është me koalicion dhe duket ne po shkojmë drejt kësaj zgjidhje. Një numër partish krijojnë një koalicion dhe kandidati del në emër të koalicionit. Mënyra tjetër është si kandidat i pavarur, pro besoj se rruga e koalicionit është ajo që do ndjekim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat