Moti i ftohtë, si paraqitet situata në qarkun e Korçës, ja si është gjendja e rrugëve

Shqipëria

Moti i ftohtë, si paraqitet situata në qarkun e Korçës, ja si është gjendja e rrugëve

Më: 30 janar 2022 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Teksa në Dibër termometri shkoi deri në -17 gradë celsius, në Korçë temperaturat kanë shkuar deri në -7. Gazetarja Lorena Kodra raporton për situatën meteorologjike dhe kushtet e rrugëve për qarkun e Korçës, ndërsa mësohet se gjatë natës nuk ka pasur reshje bore. 

Mësohet se në zonat më malore ka prezencë të erës, ndërsa moti aktualisht është i kthjellët.

Në akset nacionale dhe turistike: Korçe-Erseke –Leskovik; Korçe –Voskopojë; Korçë–Dardhe rekomandohet përdorimi i gomave dimërore. 

Në orët e para të mëngjesit është bërë kontrolli dhe kriposja e rrugëve me material të përzierë Kripë + Granil, për mos krijimin e gjurmëve të akullit në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngicave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat