Moti i keq/ Reshjet e borës izolojnë pesë fshatra në Berat

Shqipëria

Moti i keq/ Reshjet e borës izolojnë pesë fshatra në Berat

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Reshjet e pandërprera të dëborës, që vijojnë të bien që prej natës së djeshme kanë bllokuar disa fshatra malore në rrethin e Skraparit.

Sipas informacioneve të marra bëhet me dije se në disa zona rreth Tomorrit trashësia e dëborës ka arritur në 25-30 cm.

Edhe pse raportohet se të gjitha akset nacionale të qarkut të Beratit janë të hapura dhe me qarkullim të pandërprerë, 5 fshatra rreth Tomorrit janë të izoluara nga dëbora që prej mëngjesit të sotëm.

Fshatrat Gjerbës, Qafë Dëvri, Leshnje, Gërdec dhe Zaloshnje janë të izoluar nga dëbora, ndërkohë që fshatrat Potom, Gjerbës, Leshnje e Tomorr në bashkinë Skrapar dhe fshatrat: Tomorricë e Karakanjoz në bashkinë Poliçan janë pa energji elektrike prej disa orësh.

Burimet zyrtare nga OSHEE-ja Berat konfirmojnë se të gjitha ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në të gjitha zonat ku ka probleme me ndërprerjen e energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat