Plagosen 2 punëtorë në 'Syrin e Kaltër', dërgohen me urgjencë në spitalin e Sarandës

Shqipëria

Plagosen 2 punëtorë në 'Syrin e Kaltër', dërgohen me urgjencë në spitalin e Sarandës

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Dy punëtorë janë plagosur paraditen e sotme tek “Syri i Kaltër në Sarandë”, dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Mësohet se punëtorët të cilët kanë marrë plagë të lehta janë pjesë e grupit të punëtorëve që punojnë në rrugën në Syrin e Kaltër.

Era e tërbuar e paradites së sotme disa llamarina të mbushura brenda më buke peshku, kanë lëvizur nga vendi duke rënë mbi punëtorë  duke i plagosur ata. Sipas bluzave të bardha gjendja shëndetësore e dy punëtorëve nga Durrësi të moshave 32 dhe 53 vjeç është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat