I vihen prangat, Saimir Tahiri ministri i dytë që përfundon në qeli pas Lefter Kokës

Shqipëria

I vihen prangat, Saimir Tahiri ministri i dytë që përfundon në qeli pas Lefter Kokës

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 17:37
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua nga Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me burg. Apeli i GJKKO la sot në fuqi vendimin e shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Asokohe Tahiri u dënua me 5 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar në 3 vite e 4 muaj që më pas u konvertua më shërbim prove.

Në vendimin e sotëm Apeli ndryshoi vetëm këtë pikë të dënimit, duke e dënuar përfundimisht me ish-ministrin me 3 vite e 4 muaj burg.

Saimir Tahiri i cili ka 5 vite që vijon betejën e tij me drejtësinë, do të dalë nga gjykata me pranga në duar, i shoqëruar nga policia.

Ish-ministri nuk mundi kësgtu të fitojë betejën e tij. Sakaq, Tahiri është ministri i dytë i qeverisë Rama që përfundon pas hekurave. Pak javë më parë u arrestua ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, për çështjen e inceneratorëve. Hetimi për të vijon, ndërsa gjykata ka caktuar masën “arrest me burg”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat