Në kërkim për 2 vepra penale, i riu tenton t’i shpëtojë sërish policëve duke i korruptuar me para

Shqipëria

Në kërkim për 2 vepra penale, i riu tenton t’i shpëtojë sërish policëve duke i korruptuar me para

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim për shkelje të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit, ka tentuar t’i shpëtoj policëve edhe një herë duke i korruptuar me para.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se shtetasi M.M., në momentin e ndalimit për kontroll i ka dhënë punonjësit të policisë një kartëmonedhë 5.000 lekëshe.

“Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në fshatin Karbunar Lushnje, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi në momentin e ndalimit për kontroll nga sherbimet Operacionale pranë DVP Elbasan, i ka dhenë punonjësit të policis një kartmonedhë 5.000 lekë, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Lushnje, për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit””, njofton policia.

Ndërkaq, u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 30 vjeç , banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën “Kamber Sejdini” Elbasan, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat