Rruga e aksidenteve/ Makina humbet kontrollin për shkak të lagështisë në aksin Librazhd-Elbasan

Shqipëria

Rruga e aksidenteve/ Makina humbet kontrollin për shkak të lagështisë në aksin Librazhd-Elbasan

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 13:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 29-vjeçar është plagosur këtë të hënë në në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, për shkak të lagështisë në rrugë, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit.

Aksidenti ka ndodhur në në vendin  “Ura e Murrashit”, rreth orës 12:00. Makina është përplasur me bordurën metalike anës rrugës, ku fatmirësisht shtetasi me iniciale M.L. nuk është lënduar.

Në këtë aks rrugor, aksidentet janë të shpeshta dhe nuk kanë munguar rastet fatale.

Në një shkurt, në ‘Kthesën e Murrashit’, një mjet tip “Benz ML” u përplas me një tjetër mjet dhe pasi humbi kontrollin, përfundoi rreth 300 metra poshtë, në lumin Shkumbin.

Ky mjet në tentativë për t’i shpëtuar gurëve që bien nga shpati i malit ka dalë dhe i ka prerë rrugën mjetit tip Benz ML. Ky i fundit për shkak të shpejtësisë dhe terrenit të vështirë ka tentuar të evitojë aksidentin por fatkeqësisht ka përfunduar në ujërat e lumit Shkumbin, duke lënë të vdekur tre shtetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat