Pas konfirmimit të votës pro të demokratëve për zgjatjen e vettingut, reagon ambasadorja Kim

Shqipëria

Pas konfirmimit të votës pro të demokratëve për zgjatjen e vettingut, reagon ambasadorja Kim

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 10:05
Yuri Kim.

Menjëherë pas vendimit të kryedemokratit Basha për të votuar pro zgjatjes së organeve të vettingut, ka reaguar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Kim në reagim e saj thekson se shpesh amendamentet për zgjatjen e vettingut keqinterpretohen dhe kthehen në çështje politike, por që në të vërtetë është një hap i rëndësishëm.

Ndër të tjera ajo ka shpreson që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të japin votën e tyre pro një zgjatje të tillë.

 “Amendamenti për zgjatjen e vettingut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose një hile, por në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për 🇦🇱 në🇪🇺. Ne jemi me ty”, shkruan Kim.

Gjithashtu ambasadorja Kim në postimin e saj ka publikuar edhe deklaratën e përbashkët me BE , në lidhje me qëndrimin e tyre sa i përket këtij vendimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat