I dyshuar si i përfshirë në vrasjen e 19-vjeçarit grek, zbardhet dëshmia e shqiptarit të dorëzuar në Korçë

Shqipëria

I dyshuar si i përfshirë në vrasjen e 19-vjeçarit grek, zbardhet dëshmia e shqiptarit të dorëzuar në Korçë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Autori i dyshuar Roxhers Demirazi  kishte mundur të largohej nga Greqia pas ngjarjes së rëndë, duke shmangur në këtë mënyrë dhe arrestimin e tij.

Sipas Gr Times, duke cituar avokatin e të pandehurit, dorëzimi i 20-vjeçarit në polici u bë me qëllimin që të përballej me drejtësinë dhe të jepte versionin e tij në lidhje me akuzat.

“Më vjen keq që u largova. Dua të kthehem dhe të gjykohem, të them të gjithë të vërtetën për atë që ndodhi në të vërtetë atë natë. “Më vjen shumë keq për fëmijën”, ka thënë 20-vjeçari i arrestuar, ndërsa fjalët e tij janë riprodhuar përmes avokatit.

Kujtojmë se i pandehuri 20-vjeçar është dorëzuar pasditen e kësaj të enjteje në Komisariatin e Korçës.

Pas vrasjes së 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik, Demirazi u arratis në Shqipëri.

Ndërkohë, avokatët grekë kanë thënë në median greke se pas lëshimit të urdhrit ndërkombëtar për arrest është e pamundur që i riu të kthehet vetë në Greqi, të kalojë kufirin si çdo qytetar. Ndaj, edhe autoritetet greke i kanë sugjeruar të dorëzohet në autoritetet shqiptare, për të kryer procedurën në prokurorinë e zonës e në vijim të kryhet dhe ekstradimi në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat