Kuvendi miratoi zgjatjen e Vettingut, reagon Ambasada e SHBA

Shqipëria

Kuvendi miratoi zgjatjen e Vettingut, reagon Ambasada e SHBA

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 19:53
Yuri Kim

Ambasada e SHBA-be në Tiranë, përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur votimin me 118 vota pro nga Kuvendi për zgjatjen e afatit për organet e Vettingut.

Ambasada shkruan se ky është një hap i rëndësishëm për një sistem më të fortë drejtësie dhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të vetingut në Parlament.

Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit europian.

Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Shqipërinë përgjatë kësaj rrugë të rëndësishme”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat