Takimi i fshehtë Veliaj-Basha-Balla/ Zbulohen detajet

Shqipëria

Takimi i fshehtë Veliaj-Basha-Balla/ Zbulohen detajet

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 14:29
Balla, Basha, Veliaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari, i cili thotë se vazhdojnë takimet e fshehta mes Lulzim Bashës, Erion Veliajt dhe Taulant Ballës.

Sipas qytetarit, Basha, Veliaj dhe Balla janë takuar së fundi në resortin e një biznesmeni, ku ka qënë dhe biznesmeni Irfan Hysenbelliu.

“Zoti Berisha, takimet e Lulzim Bashës me Taulant Ballen dhe Erion Veliajn vazhdojnë. Së fundi janë mbledhur përsëri të tre në resortin e Gjergj Luces. Kanë qënë ditë më parë të 3 tek resorti tij në Labinot, ku ka qënë dhe biznesmeni Irfan Hysenbelliu.

Takimi është zhvilluar pas orës 22:30 të mbrëmjes dhe mjetet u panë nga shumë pjesëtare të personelit. Taulanti e ka si shtëpine e tij, po ra në sy Erion Veliaj dhe Irfani, së bashku me Lulin.

I pari erdhi Balla dhe Veliaj dhe më pas biznesmeni Hysenbelliu dhe Lulzim Basha.

Takimin e bënë tek shtëpia e Gjergjit. Ju shërbeu nje personel i rezervuar dhe gatime speciale. Takimi ka zgjatur deri në orën 2 e 30 të mengjesit. Basha dhe Hysenbelliu u larguan, Veliaj dhe Balla kanë fjetur tek hoteli i Luces në Fish City.

Gjithcka është parë nga disa persona që shërbyen, rojet private dhe të godines dhe disa shofera.

Kam dashur tua sjell këtë info zoti Berisha po sot mu kujtua kur ndoqa konferencen e Lul Braves, sic e quani ju. Prandaj Lul Brava nuk e përmend Veliajn. Për inceneratoret përmend vetem ministrat, duan si kurban Ahmetajn. Lali Hajdutin e shmang. Sepse jane në marrëveshje të tre.”-thuhet në mesazhin e qytetarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat