“6 marsi”, Shehu: Kandidatët e Bashës paterica të Ramës, s’do fitojnë

Shqipëria

“6 marsi”, Shehu: Kandidatët e Bashës paterica të Ramës, s’do fitojnë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:24
Tritan Shehu

Më 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet vendore në 6 bashki.

Në lidhje me këtë deputeti i PD, Tritan Shehu, në një intervistë për Ora News, është shprehur se kandidatët që ka vënë Lulzim Basha në këto zgjedhje janë paterica të Edi Ramës.

Ndër të tjera ai shprehet i bindur se nuk do fitojnë.

Tritan Shehu: Në këtë betejë elektorale, kemi dy blloqe, një është blloku opozitar që është PD e cila drejtohet nga Komisioni I Rithemelimit dhe nga ana tjetër është pjesa e regjimit, që në krah ka një patericë që është vënë nga  disa të ashtuquajtur demokratë dhe Lulzim Basha për ta shpëtuar nga humbja. Unë  mendoj se kandidatët që ka vënë Basha janë paterica të regjimit, nuk janë  vënë për të fituar, dihej që nuk fitojnë janë vënë vetëm për të mbrojtur regjimin nga humbja duke devijuar një numër votash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat