​ISHP: Vaksinat ndaj COVID-19, po aq të sigurta sa vaksinat e tjera

Shqipëria

​ISHP: Vaksinat ndaj COVID-19, po aq të sigurta sa vaksinat e tjera

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri apeloi sot qytetarët të vaksinohen duke e konsideruar vaksinën armën më të mirë për t’u mbrojtur nga virusi Sars-Cov-2.

“Vaksinat ndaj COVID-19 janë po aq të sigurta sa vaksinat e tjera”, bën të ditur ISHP.

Në total deri tani janë kryer 2,657,633 vaksinime anti-COVID.

Numri i vaksinimeve të raportuara, përfshin edhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri, ose jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat