Kryebashkiaku bën deklaratën që s’pritej : Ka kryetarë bashkish që hanë e pinë me trafikantë

Shqipëria

Kryebashkiaku bën deklaratën që s’pritej : Ka kryetarë bashkish që hanë e pinë me trafikantë

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 13:33
Kryebashkiaku bën deklaratën që s’pritej : Ka kryetarë bashkish që hanë e pinë me trafikantë

Në mbledhjen mes drejtorëve të policisë në Qarkun Shkodër që u zhvillua sot, uniformat blu kanë bërë bilance.

Në mbledhje ka qenë i pranishëm dhe kryetari i  Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, ka lënë të nënkuptohet se ka kryetarë bashkish që favorizojnë kultivimin e drogës dhe janë të lidhur me trafikantë.

Ky çrregullim vjen nga mungesa e burimeve njerëzore. Kjo situatë na bën të besojmë se gjendja do të ndryshojë. Unë mendoj që nuk mundet një polic që thyen disiplinën në Shkodër me e pru në Pukë.

Kur ai ka thyer disiplinën e thyen kudo! Nuk mund të jetë kryetar bashkie dikush që telefonohet nga trafikantët dhe han e pinë me to. Ka një problem këtu dhe për këtë duhet me e nis kontrollin që nga kryetarët e bashkisë e deri te punonjësi i policisë se ka pas disa raste që janë konstatuar”, tha Gjonaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat