“Nuk është koha për të hequr maskat”- Skënder Brataj: Nuk jemi në nivelin e duhur dhe…

Shqipëria

“Nuk është koha për të hequr maskat”- Skënder Brataj: Nuk jemi në nivelin e duhur dhe…

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 21:37
Skënder Brataj

Në vendin tonë nuk është koha për të hequr maskat dhe masat kufizuese. Kështu ka deklaruar Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili thekson se në vendin tonë vaksinimi ka shkuar në 55%.

Sipas Skënder Brataj kjo përqindje e vaksinimit të popullatës nuk lejon heqjen e kufizimeve.

“Në krahasim me vendet me vendet e zhvilluara që janë mbi 80% që nuk i shqetëson me fakti i masave shtrënguese, ne me 55% ose 43.1% nuk jemi në nivelin e duhur dhe sigurisht duhet të insistojmë që njerëzit të informohen që vaksnimi është për mbrojtjen e shëndetit të tyre për të mos rrezikuar me shtamet e reja që mund të lindin”, tha Brataj për Top Channel.

Për Bratajn shifrat pritet të pësojnë një tjetër ulje, por ai i druhet mutacioneve që mund të lindin. Dhe në vendet me nivel të ulët vaksinimi, ku përfshihet Shqipëria, ekspozimi ndaj shtameve të reja mbetet risk.

“Kjo është e lidhur me fund vjeshtën dhe dimrin për arsye se vërtet ne kemi mbërritur në 55% dhe Evropa është 80%, por ka vende të tjera në botë, sic është Afrika që është 85% e pambuluar, rreziku i lindjes së varianteve të reja është në këto zona. Po të vijë të na gjejë të zbuluar nga vaksinimi ose imuniteti ato variante mund të hapen. Nëse hapet një variant i ri mund të ndodhin  mutacione të reja në ato vende ku ai përhapet më shpejt dhe nuk jemi të mbrojtur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat