Tensionet mes Moskës dhe Kievit/ Ministrja e Jashtme: Shqipëria mbështet sovranitetin e Ukrainës

Shqipëria

Tensionet mes Moskës dhe Kievit/ Ministrja e Jashtme: Shqipëria mbështet sovranitetin e Ukrainës

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 00:12
Olta Xhaçka

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka duke folur për situatën e tensionuar midis Moskës dhe Kievit ka deklaruar se Shqipëria mbështet sovranitetin e Ukrainës. Ndërsa theksoi se u është bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të largohen sa më parë nga Ukraina dhe atyre që synojnë të udhëtojnë drejt atij vendi.

“Është kjo arsyeja përse ashtu si edhe shumë vende të tjera, ju kemi bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që janë në Ukrainë që të largohen që andej sa më parë, apo qytetarëve të tjerë që të mos udhëtojnë drejt atij vendi”, u shpreh Xhaçka për emisionin ‘Opinion’

Xhaçka ka treguar edhe se cili është pozicioni i Shqipërisë në këtë situatë.

“Ne mbështesim në mënyrë të palëkundur e pa asnjë hezitim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne mbështesim të drejtën sovrane të Ukrainës, ashtu si të çdo vendi tjetër, për të zgjedhur rrugën e tij, aleancat e tij, modelin e tij qeverisës. Pra, është e drejta e Ukrainës dhe e qytetarëve të Ukrainës të vendosin nëse e shohin të ardhmen e tyre më afër BE apo Rusisë, në NATO apo të paangazhuar. Asnjë vend tjetër, nuk ka të drejtën t’i mohojë një vendi sovran të drejtën e zgjedhjes”, tha ndër të tjera ministrja Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat