Salianji liston ministritë dhe institucionet e përfshira në dosjen që pritet të sjellë arrestime

Shqipëria

Salianji liston ministritë dhe institucionet e përfshira në dosjen që pritet të sjellë arrestime

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 00:41
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka publikuar fakte të reja nga gjetjet e Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Salianji renditi të gjitha institucionet shtetërore që sipas tij janë përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Sipas Salianjit pjesë e gjithë kesaj afere mafioze 430 milione euro ka qenë “Ministria e Mjedisit, Minista e Financave, Ministria e Energjisë, dhe Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë”.

Ndërkohë ai tha gjithashtu se edhe bashkitë Fier, Elbasan dhe Durrës janë përfshirë në këtë aferë, ku specifikoi Durrësin dhe kandidaten  Emirjana Sako, që sipas tij ka dhënë 10 milionë euro pa shpallje. Salianji citoi gjithashtu institucionet e varësisë, “Agjencia e Prokurorimit Publik, Agjencia e Trajtimit të Konçensioneve dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit”, tha ai në Opinion.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat