Ngjarje e rëndë, një banesë përfshihet nga flakët, humbin jetën dy persona

Shqipëria

Ngjarje e rëndë, një banesë përfshihet nga flakët, humbin jetën dy persona

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën këtë të shtunë në një banesë në fshatin Borsh e cila ishte përfshirë nga flakët.

Burimet konfirmuan për median se forcat zjarrfikëse të Himarës kanë marrë njoftim për një banesë që po digjej në fshatin Borsh.

Dyshimet janë që zjarri të jetë shkaktuar nga një prizë elektrike.

Për fat të keq, dy persona janë gjetur të pajetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat