Manastirliu: Masat anti-Covid mund të rishikohen në javët e para të marsit

Shqipëria

Manastirliu: Masat anti-Covid mund të rishikohen në javët e para të marsit

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 15:58
Ogerta Manastirliu  

“Masat anti-Covit mund të rivlerësohen në javët e para të marsit”, tha ministrja e Shëndertësisë Ogerta Manastirliu  gjatë vizitës  që pati  me zv/Presidentin e Zvicrës në  qendrën shëndetësore të Vorës, e cila është rikonstruktuar me mbështetjen e qeverisë zviceriane.

Gjatë vizitës Manastirliu  vuri theksin tek rëndësia e  vaksinimit anticovid, duke u shprehur se ky është element kyç për rivlerësimin e masave.

“Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes situatën epidemiologjike, kemi indikatorë të përmirësuar, një incidencë e cila është në ulje, por sa i përket rasteve aktive vijojmë të kemi dhe duhet të tregojmë kujdes. Duke shpresuar që do të jemi në indikatorë të përmirësuar, do të rivlerësojmë masat në dy javët e para të muajit marsQeveria shqiptare ka miratuar kontratën për ardhjen e 1 milion dozave të vaksinave Pfizer, plus 500 mijë doza opsionale. Pra përgjatë gjithë këtij viti fjala kyçe do vijojë të mbetet vaksinimi dhe vaksinimi me dozën e tretë është sërish shumë i rëndësishëm në funksion të rritjes së imunitetit dhe shmangies të formave të rënda të sëmundjes”, tha Manastirliu.

Deri tani janë kryer mbi 2 milion e 680 mijë vaksinime dhe kanë mbërritur mbi 3.1 milion doza vaksine ndaj COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat