Nga e hëna fillojnë punimet në segmentin rrugor Elbasan-Librazhd, ja deri kur do të zgjasin

Shqipëria

Nga e hëna fillojnë punimet në segmentin rrugor Elbasan-Librazhd, ja deri kur do të zgjasin

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Duke nisur nga dita e hënë, datë 21.02.2022, fillojnë Punimet Emergjente në segmentin rrugor Elbasan–Librazhd në Murrash, të cilat do të zgjasin deri në datë 20.03.2022.

Qëllimi i këtij Projekti Emergjence është përforcimi i pjerrësisë për të mbrojtur rrugën nga rënia e shkëmbinjve të përmasave të ndryshëm.
Mbrojtja e skarpatave do të bëhet nëpërmjet barrierave, të cilat do të vendosen/instalohen në shpat dhe do të përdoren për të mbajtur shkëmbinj të mëdhenj me energji të lartë kinetike.

Barrierat e propozuara të rënies së shkëmbinjve kanë një lartësi prej 4 metra dhe mund të thithin një energji goditjeje deri në 1000 kJ. Kjo lloj mbrojtjeje e shpatit do të përdoret në zonat më të rrezikuara.

Janë marrë masat për Menaxhimin e Trafikut së bashku me Policinë Rrugore në zonën ku do të implementohen punimet për Projektin e mbrojtjes së skarpatave. Është vendosur dhe sinjalistika provizore.

Punimet do të kryhen në 2 zona dhe menaxhimi i trafikut do të bëhet për dy segmente sipas skemave përkatëse bashkëngjitur:
‐ Zona I ‐ Segmenti nga km 25+300 deri në km 26+400.
‐ Zona II ‐ Segmenti nga km 26+350 deri në km.27+050.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat