Fermerët e Lushnjës, Beratit dhe Fierit në protestë, bllokojnë rrugën nacionale

Shqipëria

Fermerët e Lushnjës, Beratit dhe Fierit në protestë, bllokojnë rrugën nacionale

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 13:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Fermerët e Lushnjës, Beratit dhe Fierit protestuan kundër skemës subvecionale. Së bashku me blegtorët ata u grumbulluan pranë urës se Kuçit duke bllokuar rrugën nacionale.

Në krye të tyre ishte Ervin Resuli president i shoqatës për mbrojtjen e konsumatorëve dhe prodhuesit vendor shqiptar .

Protestuesit i konsiderojnë skemat mbështetëse prerje në besë për shkak se nuk është marrë parasysh asnjë kërkesë e tyre të kërkuara në protestën e muajit tetor.

Sipas tyre, fondi i skemave mbështet njerëzit që janë afër qeverisë, një pjesë e madhe e buxhetit të përcaktuar për fermerët i kalon universitetit bujqësor dhe bashkive për ndërtimin e tregjeve.

Nuk janë mbështetur blegtorët duke rritur tavanin për krerë nga 5 bëhet në 10 kokë bagëti. Gjithashtu kjo skemë mbështet ndërtimin e serave të reja ndërkohë që po braktisen serat aktuale. Nafta nuk mund të merret nga të gjithë ata që kanë mekanikën bujqësore për shkak të mungesës së letrave për pronësinë e tokës.

Protestuesit nuk do të ndalen në rrugën e protestave të cilët do të vazhdojnë pas zgjedhjeve lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat