Rama batuta në Komisionin Hetimor: Jam racë kali tjetër, të mbaj në krah e të jap përgjigje

Shqipëria

Rama batuta në Komisionin Hetimor: Jam racë kali tjetër, të mbaj në krah e të jap përgjigje

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 18:31
Edi Rama

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku po jep dëshminë, nuk kanë munguar batutat e Ramës.

Belind Këlliçi po i tregonte dokumente ndërsa në një moment u shpreh se nuk donte ta ngarkonte me më shumë shkresa dhe akte.

Për këtë, Rama tha se është i aftë të mbajë në krah deputetin, të bëjë punët e madje edhe t’i kthejë përgjigje.

“Po fillove me këto, unë të mbaj ty në krah, bëj punët dhe të kthej dhe përgjigjet. Leji tani, unë jam racë kali tjetër. Të mbaj në krah, të jap përgjigje bëj dhe një punë tjetër”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat