Muaji mars nis me reshje dëbore në Elbasan, nuk ka probleme në qarkullim

Shqipëria

Muaji mars nis me reshje dëbore në Elbasan, nuk ka probleme në qarkullim

Më: 1 mars 2022 Në ora: 10:13
Ilustrim

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në Elbasan. Aktualisht dëbora vijon me intensitet të ulët deri në kuotën 300 metra mbi nivelin e detit.

Deri më tani nuk kemi bllokime rrugësh, por në rast se rritet intensiteti i reshjeve, mund të shfaqen probleme.

As furnizimi me energji elektrike nuk ka shfaqur probleme.

Ndërkohë në darkë, në zonat malore temperaturat do të zbresin nën zero dhe prania e dëborës në rrugë do të krijojë probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat