Po udhëtonte me autobus, ndërron jetë gruaja në kryeqytet

Shqipëria

Po udhëtonte me autobus, ndërron jetë gruaja në kryeqytet

Më: 4 mars 2022 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Një grua ka ndërruar jetë sot në kryeqytet ndërsa udhëtonte me autobus.

Policia thotë se "rreth orës 12:20, në rrugën "Dritan Hoxha", në një mjet të transportit publik (autobus) ka ndërruar jetë shtetasja M. N., 46 vjeçe".

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat