Vrau nuse e vjehërr, avokati: Autori ka thënë se i kishin borxh lekët e druve

Shqipëria

Vrau nuse e vjehërr, avokati: Autori ka thënë se i kishin borxh lekët e druve

Më: 8 mars 2022 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Gjykata e Korçës vendosi të lërë në burg Ali Zilin, autorin e vrasjes së nuse e vjehërr në fshatin Progër të Devollit.

Avokati i tij, në një deklaratë për shtyp tha se kanë kërkuar ekspertizë mjeko-ligjore për të kuptuar nëse ka probleme të shëndetit mendor.

Ai zbuloi gjithashtu se autori ka deklaruar se viktimat i kanë pasur një borxh prej 6 mijë lekësh të druve pa shlyer.

“Kemi kërkuar një ekspertizë mjeko-ligjore për të kuptuar nëse ky person ka pasur probleme të shëndetit mendor. Për momentin nuk është i kartelizuar.

Ai e ka prajnuar faktin që e ka kryer këtë vepër duke pasur parasysh që viktimat kanë pasur një shumë lekësh prej 6 mijë lekë të reja për drutë, të cilat nuk ia kanë shlyer. Kuir ka dhënë shpjegime, ka pretenduar se ka qenë i dehur”, tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat