SPAK i kthen përgjigje Ballës: Është regjistruar procedimi penal

Shqipëria

SPAK i kthen përgjigje Ballës: Është regjistruar procedimi penal

Më: 8 mars 2022 Në ora: 17:48
Taulant Balla

SPAK i ka kthyer përgjigje kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla në lidhje me shkresën e këtij të fundit përmes të cilës kërkonte informacion për hetimet e privatizimit të kompleksit Partizani.

Në përgjigjen e SPAK sipas gazetarit Ermal Vija, thuhet se është regjistruar procedimi penal.

Në letrën drejtuar prokurorisë Balla ka kërkuar informacion edhe nga SPAK se çfarë është bërë me hetimin e privatizimit të kompleksit të Partizani.

Kërkesa e Ballës erdhi pas deklaratave që bëri në parlament ku hodhi akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat