Sikur nëpër filma, vajza hidhet nga kati i tretë për t’i shpëtuar flakëve

Shqipëria

Sikur nëpër filma, vajza hidhet nga kati i tretë për t’i shpëtuar flakëve

Më: 9 mars 2022 Në ora: 10:18
Konvikti në Qytet Studenti

Mëngjesin e sotëm mori flakë një dhomë në katin e tretë të godinës 28-29 në Qytet Studenti.

Policia raportoi se dhoma ishte e pabanueshme dhe zjarri kishte shkaktuar vetëm dëme materiale.

Së fundmi raportohet se zjarri ka rënë si shkak i një rezistence elektrike dhe se në dhomë banonte një studente, e cila është hedhur nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve.

Mësohet se e reja ka thyer këmbën, ndërsa pritet të zbardhen detaje të reja mbi ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat