Vangjeli: Më erdhi keq kur pashë çfarë i bënte Duma-Bashës në ambientet e Kuvendit

Shqipëria

Vangjeli: Më erdhi keq kur pashë çfarë i bënte Duma-Bashës në ambientet e Kuvendit

Më: 17 mars 2022 Në ora: 21:27
Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli tha se situata në PD është mjaft e rëndë.

Ndërsa diskutohej ‘Ultimatumi i Grida Dumës’, Vangjeli tha se i vinte keq se si po trajtohej Basha nga ish-nënkryetarja e tij para Kuvendit.

Sipas tij sot ajo që është më shqetësuese nuk është kryetari i ri, por fati i Partisë Demokratike.

“Ndjeva keqardhje për Bashën kur e pashë si e përdhunonte Grida Duman në oborin e PD. Ta kishte thënë një vit më përpara. Po mbushim një vit nga prilli, ku vaji i kandilit i zotit Basha ishte fikur dhe vetëm naivët dhe servilët nuk e shihnin. Nuk di ku ta fus këtu zotin Berisha.

Në PD po kërkojnë dëshpërimisht një fitore, kanë gjetur prenë e re, kryetarin e partisë në dispozicion. Këtu nuk ka fitore mes tyre. Janë të gjithë të humbur. Brohoret zonja Duma që deri dje betoheshin për kokën e kryetarit. Ajo që më shqetëson nuk është as fati i kryetarit dhe as ai që do të vijë nesër. Ajo që më shqetëson është fati i PD. Sot kjo parti i ngjan një gruaje që ngrohet e dëshpëruar nga shtrati i të shoqit dhe i thotë ç’ke ti se herën tjetër do të jetë më mirë”, tha Vangjeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat