Fitoi në zgjedhjen e 6 prillit, merr detyrën kryetari i ri i bashkisë Dibër

Shqipëria

Fitoi në zgjedhjen e 6 prillit, merr detyrën kryetari i ri i bashkisë Dibër

Më: 19 mars 2022 Në ora: 12:40
Rahim Spahiu

Në mbledhjen e mbajtur dje pasdite, jashtë radhe të këshillit Bashkiak Dibër u bë betimi i kryetarit të ri të Bashkisë Dibër Rahim Spahiu, i dalë nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Spahiu merr këtë mandat 1-vjeçar, pas dorëheqjes së Dionis Imerajt i cili kandidoi për deputet në 2021, dhe nuk fitoi.

Ceremonia u hap nga Prefekti Nexhbedin Shehu dhe pastaj kryetari këshillit Bashkiak Sokol Sava lexoi formulën e Betimit. Më pas shkuan në zyrën e kryetarit të bashkisë ku mori detyrën zyrtarisht nga ish/kryetari i komanduar Shkëlqim Murrja.

KQZ-ja shpall të enjten rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme vendore të gjashtë marsit që u mbajtën në gjashtë bashki. Në Dibër fitoi kandidati i Partisë Socialiste Rahim Spahiu me 13.995 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat