Përfundojnë në pranga 7 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen

Shqipëria

Përfundojnë në pranga 7 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen

Më: 20 mars 2022 Në ora: 10:11
Ilustrim

Shtatë persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se u ndalua B. H., 26 vjeç, pasi më datë 18.03.2022, në Babrru, ka qëlluar në ajër duke kanosur shtetasin A. P., 18 vjeç, dhe më pas është ndihmuar nga shtetasi L. S., 21 vjeç (arrestuar më parë), të largohet.

Në pranga ra edhe E. Ç., 32 vjeç, shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, sepse me anë të mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës, në një studio ligjore, ka përvetësuar shuma parash ndaj klientëve.

Për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes u arrestua J. D., 31 vjeç, ndërsa E. Z., 48 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.

Për shkelje të rregullave rrugore u arrestuan A. M., 45 vjeç, A. G., 59 vjeç dhe B. K., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Më datë 19.03.2022, në rrethana ende të paqarta, shtetasi H. H., 86 vjeç, është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte dhe si pasojë ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat