Tërheqja e detit në Shqipëri, profesor Osman Metalla shpjegon fenomenin

Shqipëria

Tërheqja e detit në Shqipëri, profesor Osman Metalla shpjegon fenomenin

Më: 23 mars 2022 Në ora: 09:10
Ilustrim

Një fenomen i rrallë ka ndodhur ditët e fundit në bregdetin shqiptarë ku qytetarët kanë parë tërheqje të theksuar të detit në disa zona. Në bregdetin e Shëngjinit ky fenomen ka qenë më i dukshëm ku është raportuar se deti është tërhequr me rreth 20 metra.

Në një postim në Facebook, fenomeni është shpjeguar nga profesor Osman Metalla, Dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe profesor në Departamentin e Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Metalla ka shpjeguar se fenomeni i tërheqjes së detit nuk është i rrallë, duke zbuluar se ai vetë ka parë një fenomen të tillë të ngjashëm në vitin 2018.

“Në fakt uljet dhe ngritjet periodike të nivelit të detit njihen me emërtimin batica dhe zbatica të cilat ndodhin në mënyrë periodike afro çdo 6 orë,” ka thënë Metalla.

“Lëvizja e Hënës përreth Tokës bëhet në një kohë prej 24 orësh dhe 49 minitash, dhe njëkohësisht distanca e Hënës nga toka nuk është gjithnjë e njëjtë. Në këtë moment që po shkruaj distanca e Hënës nga Toka është 227,326 milje dhe kjo distancë është e ndryshueshme (marre nga aplikacionet),” ka shtuar Metalla.

“Njëkohësisht edhe Dielli ka tërheqje gravitacionale. Në momentin kur Toka, Hëna dhe Dielli janë të rreshtuar fuqia e tyre gravitacionale rritet duke shkaktuar ato që njihen si baticat dhe zbaticat pranverore të cilat janë mjaft të dukshme si rasti i këtyre ditëve. Gjithësesi janë astronomët ata që duhet të na thonë diçka më shumë”, ka shpjreguar Metalla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat