Arrestohen pesë persona në Durrës për vepra të ndryshme penale

Shqipëria

Arrestohen pesë persona në Durrës për vepra të ndryshme penale

Më: 28 mars 2022 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka bërë me dije se ditën e sotme janë vënë në pranga 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. D., 38 vjeç, banues në lagjen nr.14 Durrës, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka kanosur dhe lënduar lehtë me mjet prerës shtetasin G. N.

H., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij;

Sh., 38 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., 41 vjeç, dyshohet se i ka djegur qëllimisht varkën, e cila ishte ankoruar në breg të detit.

D., 60 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, pasi është kapur duke ndërtuar një objekt pa leje nga organet kompetente.

M., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat